back to top
Tuesday, November 4, 2025
BallinaLajmeOsmani po i shikon numrat, Krasniqi i shkon në takim për t’ia...

Osmani po i shikon numrat, Krasniqi i shkon në takim për t’ia përsëritur se s’ka shumicë për qeveri

Të ngjajshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pasditen e sotme është takuar me presidenten Vjosa Osmani. Kështu tha për Gazetën Express zëdhënësi i PDK’së, Faton Abdullahu.

Ai shtoi se Krasniqi e ka përsëritur qëndrimin e PDK’së se në Kuvend nuk ka shumicë për formimin e një qeverie të re.

Sipas PDK’së “çdo mandatim i radhës për këdo nga Lëvizja Vetëvendosje do të ishte vetëm një përpjekje e kotë për të fituar kohë, një zvarritje e panevojshme që vetëm se do ta thellonte krizën politike, pasigurinë institucionale dhe humbjen e besimit të qytetarëve në institucione”.

“Po, sot pasdite, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar me Presidenten Osmani, për t’ia përsëritur qëndrimin e qartë dhe parimor të PDK-së, tashmë të bërë publik edhe përmes komunikatës zyrtare, se në Kuvendin e Kosovës nuk ekziston shumicë për formimin e një qeverie të re nga kjo legjislaturë. Në këtë rrethanë, çdo mandatim i radhës për këdo nga Lëvizja Vetëvendosje do të ishte vetëm një përpjekje e kotë për të fituar kohë, një zvarritje e panevojshme që vetëm se do ta thellonte krizën politike, pasigurinë institucionale dhe humbjen e besimit të qytetarëve në institucione”, ka thënë Abdullahu.

*Fotografia nga arkivi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz