back to top
Tuesday, August 5, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditOsmani për protestën e veteranëve: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, po...

Osmani për protestën e veteranëve: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, po përdoren prova të falsifikuara nga Serbia

Të ngjajshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj protestës së paralajmëruar më 7 gusht nga OVL-UÇK kundër Gjykatës Speciale.

Ajo e cilësoi shqetësuese pranimin e provave të prodhuara nga Serbia nga ana e kësaj gjykate, duke thënë se ato janë historikisht të falsifikuara dhe synojnë të rishkruajnë historinë.

Osmani theksoi se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe çlirimtare, e zhvilluar kundër forcave gjenocidale të Millosheviqit. “Është fat i keq që mendësia e njëjtë ende sundon në Serbi,” tha ajo, duke bërë thirrje për unitet në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së.

“Është jashtëzakonisht shqetësuese se cilado gjykatë e krijuar nga Kosova, e cila e ka detyrim ligjor e kushtetues të funksionojë sipas sistemit juridik, që të pranojë prova të cilat i prodhon shteti i Serbisë. Është dëshmuar se historikisht çdo që prodhon shteti i Serbisë kundër UÇK janë prova të falsifikuara që kanë një synim ta rishkruajnë historinë. Nuk ka asnjë përpjekje që mund ta njollosë luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së dhe popullit të Kosovës, ka qenë luftë për të mbrojtur nga forcat gjenocidale të Millosheviqit. Por është fat i keq që akoma mbetjet e Millosheviqit e udhëheqin Serbinë dhe për shkak se ende mendësia e njëjtë, i përdorin të njëjtat metoda. Duhet të gjithë ne si institucione, si popull, si komb, t’i bashkojmë forcat tona në mbrojtjen e luftës së drejtë dhe çlirimtare.”, deklaroi ajo.

- Advertisement -

Të Fundit