back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditOsmani pas takimit me Sir Rodney Williams: Mirënjohje për mbështetjen e Antigua...

Osmani pas takimit me Sir Rodney Williams: Mirënjohje për mbështetjen e Antigua dhe Barbuda ndaj shtetësisë së Kosovës

Të ngjajshme

Alcaraz e “shkërrmoqi” Djokovicin, fiton lehtësisht finalen e “Australia Open”

Tenisti spanjoll, Carlos Alcaraz, ka triumfuar në finalen e...

Zelensky: Bisedimet e reja trepalëshe do të mbahen më 4-5 shkurt në Abu Dhabi

Një raund i ri bisedimesh trepalëshe të ndërmjetësuara nga...

Xhuli ju ‘hyp skijave’, lajmërohet nga pushimet në një vend luksoz

Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Juliana Nura, njihet...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim zyrtar Guvernatorin e Përgjithshëm të Antigua dhe Barbuda, Sir Rodney Errey Lawrence Williams, i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shprehur kënaqësinë për këtë takim dhe ka falënderuar mikun nga Karaibet për njohjen që shteti i tij i bëri Kosovës në vitin 2015.

“Shpreha mirënjohjen e thellë për njohjen që vendi i tij i bëri Kosovës në vitin 2015, një akt që forcoi pozitën tonë ndërkombëtare dhe dëshmoi mbështetje parimore për shtetësinë tonë,” ka shkruar Osmani.

Në takim, është diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët, përfshirë mbështetjen e mëtejshme të Kosovës brenda komunitetit rajonal të Karaibeve – CARICOM.

“Ky takim është një hap i rëndësishëm drejt një partneriteti më të fuqishëm në mes shteteve tona,” theksoi Presidentja Osmani, duke nënvizuar rëndësinë e zgjerimit të marrëdhënieve diplomatike dhe miqësore me vendet që kanë treguar përkrahje për shtetësinë e Kosovës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz