Osmani pas takimit me presidentin letonez: Ekonomia, siguria e fusha të tjera – kapituj të rinj të bashkëpunimit
dp

Lexo edheOsmani takon presidentin e Letonisë, vullnet i përbashkët për bashkëpunim të thelluar

Presidentja Vjosa Osmani tha se ka pasë ‘diskutime përmbajtjesore’ dhe ‘vullnet të përbashkët për bashkëpunim të thelluar’ me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs, gjatë takimit të përbashkët që patën në Riga.
Osmani tha se ka falënderuar homologun e saj për mbështetjen ndaj Kosovës.
“Në takim me Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs e falënderova për përkrahjen e jashtëzakonshme ndaj Kosovës në çdo fazë të shtetndërtimit dhe për zërin e fuqishëm në mbështetje të rrugës sonë euroatlantike. Ekonomia, siguria e fusha të tjera të interesit të ndërsjellë janë natyrshëm kapituj të rinj të bashkëpunimit mes dy shteteve tona që mbrojnë vlera të përbashkëta”, ka shkruar ajo.

Lexo edheOsmani takon presidentin e Letonisë, vullnet i përbashkët për bashkëpunim të thelluar
Osmani udhëtoi në Letoni direkt nga SHBA ku kishte qëndruar për vizitë zyrtare./Express/