Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar për takimin që pati dje me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, si dhe me disa presidentë e zyrtarë rajonalë.
Ajo tha se Kosova është vendi më pro-europian dhe më i sigurt i Europës dhe se do të vazhdojë rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.
“Dje, në takimin tradicional të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, për përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor. Kosova, vendi më pro-evropian e më i sigurt në Evropë, do të vazhdojë të punojë me përkushtim drejt integrimit në BE, në linjëzim të plotë me politikat e BE-së”.
Osmani po qëndron në Nju Jork të SHBA-së ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së./Express/