Osmani pas takimit me diplomaten amerikan, bisedon edhe me ambasadorin Hargreaves për konstituimin e Kuvendit
dp

Lexo edheKomisioni për verifikimin e testit pranues në Fakultetin e Mjekësisë konstaton se testimi ishte kredibil

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani ka pritur në takime të ndara Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, dhe të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, Anu Prattipati, transmeton lajmi.net
Në të dy takimet, është diskutuar për rëndësinë e respektimit të rendit kushtetues dhe për hapat e ardhshëm që do të çojnë drejt konstituimit të Kuvendit, pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.
“Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet më të fundit politike në vend, me theks të veçantë në rëndësinë e respektimit të rendit kushtetues dhe hapat e mëtejmë drejt konstituimit të Kuvendit, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në komunikatën zyrtare të Presidencës./Lajmi.net/

Lexo edheKomisioni për verifikimin e testit pranues në Fakultetin e Mjekësisë konstaton se testimi ishte kredibil