back to top
Wednesday, October 29, 2025
BallinaLajmeOsmani paralajmëron njohje të reja: Për ju që pyetet pse jam në...

Osmani paralajmëron njohje të reja: Për ju që pyetet pse jam në Riad këtë kohë, tash e dini arsyen

Të ngjajshme

Ky është personi që u kap me 200 kg drogë në Prishtinë

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës...

Këngëtarja e njohur kosovare njofton vdekjen e motrës

Këngëtarja kosovare Afërdita Demaku, ka dhënë lajmin e dhimbshëm. Me...

Kapen 200 kg drogë në një kamion në rajonin e Prishtinës, shoferi i dyshuar ndalohet për 48 orë

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës...

Gruda: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të procedojë buxhetin në Kuvend

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka kritikuar vendimin e...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas vendimit që Siria mori për ta njohur pavarësinë e Kosovës, ka paraljmëruar se do të ketë “lajme tjera të mira për Kosovën”.

Ajo ka thënë se të gjithë atë që kanë pyetur se pse ndodhet në Arabinë Saudite në këtë kohë, tash e kanë përgjigjen.

E para e vedit ka thënë se në këtë vizitë përveç forcimit të partneritetit me Arabinë Saudite dhe finalizimin e njohjes nga Siria, ka zhvilluar takime me zyrtarë të shteteve tjera që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe siç ka thënë ajo frytet tjera të kësaj vizite do të shihen në të ardhmen.

“E di se shumë kanë pyetur pse jeni në Riad në këto momente, tash besoj e dini pse, ka qenë një vizitë jashtëzakonisht e rëndësishme një vizitë që ka fuqizuar partneritetet tona në radhë të parë me Arabinë Saudite por tani edhe me njohjen nga Siria, por edhe shumë shtete që kemi takuar, përfshirë edhe ato jo-njohëse dhe rezultatet e gjitha këtyre diskutimeve do t’i shihini në të ardhmen”, ka thënë Osmani në një deklarim që e ka bërë në Facebook.

Ajo ka thënë se populli i Kosovës dhe Sirisë kanë përjetuar vuajte dhe kanë dhënë shumë për liri, duke shtuar se njohja e sotme është më shumë se njohje e sovranitetit shtetëror, “është njohje e sakrificës së gjatë të popujve të tanë për liri”, ka thënë Osmani, shkruan teve1.info.

Osmani ka thënë bisedimet për njohjen nga Siria kanë nisur që nga takimi i parë me presidentin sirianë në muajin prill.

Ajo ka falënderuar edhe Arabinë Saudite për rolin e saj në këtë njohje dhe ndihmën për Kosovën.

“Do të ketë natyrisht lajme të mira në muajt që vijnë, do të punojmë pa u ndalë për njohje të reja. Bashkëpunimi me aleatët tan sjellë gjithmonë lajme të mira”, ka thënë Osmani, duke shtuar se të enjten do të jetë në Prishtinë.

Siria është shteti i 120-të që ka njohur pavarësinë e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz