Pasi hodhi votën e tij për Zgjedhjet Lokale që po mbahen sot në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani nga AKI për media tha se vlerëson se rezultati në Çair është determinues për orientimin e Maqedonisë.
Ai ka akuzuar indirekt kundërshtarët proserb dhe ka pohuar mundësinë që rezultati në Çair mund të çojë në kërkesë për zgjedhje te reja të parakohshme të nivelit qendror.
“Sot është realisht ditë feste po edhe ditë historike, ka rastis që mbi shpatulla të qytetarëve të Çairit të mbahet barra e historisë, e vendit e popullit. Prandaj me sot me votë këtu në Çir do të përcaktohet edhe kursi evropian i shtetit edhe çështja e marrëveshjes së Ohrit dhe raporteve ndër etnike por edhe ardhmja e Çairit. Sot do të japim mesazhin e duhur. Dua t’i ftojë të gjithë të dalin pasivisht në zgjedhje”, tha Osmani, transmeton Klankosova.tv
“Çairi ka rastit të jetë ai kodi për ta çmontuar një sistem i cili është duke bërë aq dëm edhe shtetit për shkak se e ka shkëputë nga Shqipëria dhe Mali i Zi dhe rrugën evropiane dhe e ka fut në një kamp tjetër me Serbinë”, vijoi tutje ai.
Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi po përcjell nga afër zhvillimet dhe atmosferën e procesit zgjedhor në Maqedoninë e Veriut.