Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitave në komunat e vendit, nesër do të vizitojë komunën e Mitrovicës.
Siç thuhet në një komunikatë nga Zyra e Presidencës, Osmani do të ketë një sërë takimesh.
Presidentja Osmani do të ketë takim me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza në orën 12:00.
Tutje siç thuhet në komunikatë, në orën 13:00, Osmani vendosë lule tek pllaka përkujtimore në lagjen e Kovaçëve, ndërsa në orën 13:30, Presidentja Osmani viziton shkollën fillore të mesme të ulët “Ismail Qemali”.
Gjatë vizitës në Mitrovicë, Osmani do të ketë takime me OJQ dhe do t`i vizitojë disa biznese.