Presidentja e Kosovës ka folur rreth dekretit të saj për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës.
Në një intervistë me gazetarin Çim Peka, Osmani ka thënë se vendimin e ka marrë bazuar në Kushtetutën e Kosovës, raporton IndeksOnline.
Sipas saj, pas dështimit të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit të ri, mos shpërbërja e Kuvendit do të ishte kundër-kushtetuese.
“Unë mirëpres çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë presidentja Osmani. /IndeksOnline/