BallinaLajmeOsmani kërkon drejtësi në 21 vjetorin e vrasjes së kolonel Krasniqit

Osmani kërkon drejtësi në 21 vjetorin e vrasjes së kolonel Krasniqit

Të ngjajshme

Dy kosovarë skijojnë për herë të parë në Majën e Shenjtë të Shkëlzenit

Dren Menda Mullaademi dhe Fis Nimani, kanë skijuar për...

Zhegrova në bankë për ndeshjen Juventus-Udinese

Ylli kosovar Edon Zhegrova nuk do të nisë sonte...

Arsenali “marshon” drejt titullit, arrin fitoren në fund ndaj Evertonit

Arsenali ka arritur një tjetër fitore në Premierligë. “Topçinjtë”, mposhtën...

16-vjeçari Max Dowman ia dhuron fitoren Arsenalit ndaj Evertonit

Një gabim i portierit të Evertonit, Jordan Pickord dhe...

Me rastin e 21 vjetorit të vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit, Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, e shoqëruar nga bashkëluftëtarë të kolonelit, ka kërkuar të shtunën drejtësi për zbardhjen e kësaj vrasje.

“Edhe sot pas 21 vitesh kërkojmë të zbardhet vrasja e kolonel Krasniqit, jo vetëm për faktin se mbetet plagë e hapur për familjen e kolonelit, por për shkak se është plagë e hapur për të gjithë ne dhe për shtetin e Kosovës. Asnjëherë nuk kërkojmë hakmarrje, por gjithmonë jemi në kërkim të drejtësisë”, tha Osmani.

“Sot 21 vite më parë, është vrarë pabesisht në Tiranë kolonel Ahmet Krasniqi, ministri i parë i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës. Një atdhetar i shquar dhe një strateg ushtarak i pashoq, i cili kishte vizionin dhe përgatitjen profesionale, e mbi të gjitha atdhedashurinë, për të mbledhur rreth vetes njerëzit më të mirë të këtij vendi, për të organizuar luftën çlirimtare për Republikën e Kosovës”, pohoi Osmani.

Nënkryetarja e LDK-së tha se kolonel Krasniqi punoi me shumë shokë të tij, disa prej të cilëve janë këtu me ne, dhe e njohu si komandant suprem Presidentin histori Ibrahim Rugova, për të ndërtuar celulat e para të mbrojtjes së Republikës së Kosovës, por fatkeqësisht u vra nga njerëz që ishin kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz