back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeOsmani: Jusufi, Bardhoshi e Kadriu njëherë hyjnë në histori në mënyrë meritore...

Osmani: Jusufi, Bardhoshi e Kadriu njëherë hyjnë në histori në mënyrë meritore dhe mbeten përjetësisht aty

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti kanë bërë homazhe te vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Osmani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se jemi krenar për këtë brez heronjsh dhe përulemi para veprës së tyre, teksa shtoi se kauza e tyre vazhdoi ndër breza dhe u kurorëzua kur Kosova u shpall Republikë e pavarur e sovrane, njofton Klankosova.tv.

“Secila kohë i ka heronjtë e vetë dhe secili popull u falet atyre. Sot, nderuam kujtimin për heronjët tanë të përhershëm, Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën. Dyzetë vjet më parë, aktiviteti patriotik i tyre u ndal dhunshëm në një atentat në Gjermani, ku të tre heronjtë tanë u vranë nga UDB-ja e Serbisë”.

“Jemi krenar për këtë brez heronjsh dhe përulemi para veprës së tyre. Kauza e tyre vazhdoi ndër breza dhe u kurorëzua më 17 shkurt 2008, kur Kosova u shpall Republikë e pavarur e sovrane”.

“Sot teksa kujtojmë këta patriotë, kemi mundësinë të reflektojmë për rrugën e zorshme, të cilën e ka kaluar populli ynë deri në bërjen e shtetit. Kjo rrugë ishte e mundimshme, por edhe e lavdishme. Njerëzit si Jusufi, Bardhoshi e Kadriu njëherë hyjnë në histori në mënyrë meritore dhe mbeten përjetësisht aty”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz