BallinaLajmeOsmani: Flamuri i Kosovës simbolizon sakrificën e brezave, le ta mbajmë lart...

Osmani: Flamuri i Kosovës simbolizon sakrificën e brezave, le ta mbajmë lart atë

Të ngjajshme

Selemanaj: Kujt po i pengon llogoja zyrtare e Presidences së Kosovës?!

Mosrespektimi i llogos zyrtare të Presidencës së Republikës së...

Kusari-Lila: Uroj të stabilizohet çmimi i naftës, mekanizmi i jonë dha rezultate, ndoshta jo 100%

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, (MINT) Mimoza Kusari-Lila,...

Një muaj paraburgim për babain e dyshuar për sulm seksual ndaj vajzës së tij në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane për Iranin, reagon DASH

Departamenti amerikan i Shtetit ka reaguar për gazetarin e Euronews...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar sot në lidhje me homazhet që i kanë bërë tek varri i ish-Presidentit të Kosoës, Ibrahim Rugovës.

Ajo ka thënë se përveç tij, homazhe kanë bërë edhe tek varri i Adem Demaçit, dhe Adem Jasharit në Prekaz.

Përveç tyre, homazhe kanë bërë pranë pllakës përkujtimore të fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë, si dëshmi e dhimbjes sonë të përbashkët dhe zotimit të përhershëm për drejtësi, si dhe para pllakës përkujtimore të personave të zhdukur me dhunë.

“Sot, flamuri i Kosovës valon mbi çdo qytet dhe çdo fshat të Kosovës. Ai simbolizon sakrificën e brezave, guximin e vajzave dhe djemve të UÇK-së dhe amanetin që na kanë lënë dëshmorët e kombit. Le të mbajmë lart flamurin e Kosovës, flamurin e lirisë dhe sakrificës. Le të përulemi përpara kujtimit të heronjve tanë dhe ta vazhdojmë rrugën e tyre me krenari, guxim dhe dashuri për atdhe! Rrofsh për jetë e mot, Kosova jonë e dashur!“, ka shkruar Osmani. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz