BallinaLajmeOsmani: Femicidi është krizë kombëtare – asnjë grua nuk duhet të mbetet...

Osmani: Femicidi është krizë kombëtare – asnjë grua nuk duhet të mbetet e pambrojtur

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, duke e cilësuar femicidin si “një krizë kombëtare që po gërryen themelet e shoqërisë sonë”.

Ajo u ndal te rasti i rëndë në Gadime të Ulët, ku një grua u sulmua brutalisht nga ish-bashkëshorti, pavarësisht se kishte urdhër aktiv mbrojtjeje. Sipas saj, ky rast tregon dështimin e institucioneve për ta zbatuar ligjin në praktikë. “Kur një urdhër mbrojtjeje mbetet letër, atëherë rreziku bëhet realitet. Dhe realiteti na vret,” theksoi Osmani, transmeton lajmi.net.

Presidentja paralajmëroi se statistikat e dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave po jenë sinjale alarmante, dhe se reagimi institucional duhet të jetë i menjëhershëm e i vendosur. “Letrat nuk shpëtojnë jetë. Zbatimi, vendosmëria, reagimi pa vonesë – po!”, u shpreh ajo, duke nënvizuar se pas çdo rasti fshihet “një jetë e thyer” dhe “një fëmijë i traumatizuar”.

Në apelin e saj për veprim urgjent, Osmani kërkoi zero tolerancë ndaj dhunuesve dhe përgjegjësi të pakompromis nga të gjitha institucionet. “Askush që ushtron dhunë nuk duhet të ndihet i paprekshëm. Asnjë grua nuk duhet të mbetet e pambrojtur,” tha ajo, duke shtuar se çdo vonesë apo neglizhencë mund të jetë fatale.

Postimi i plotë: 

Femicidi vazhdon të jetë një plagë e hapur. Jo thjesht një problem. Jo një statistikë. Por, një krizë kombëtare që po gërryen themelet e shoqërisë sonë, ditë pas dite.
Ajo që ndodhi në Gadime të Ulët nuk është thjesht “një rast tjetër”. Një grua, edhe pse e mbrojtur me urdhër aktiv, u sulmua barbarisht me sëpatë nga ish-bashkëshorti i saj. Kur një urdhër mbrojtjeje mbetet letër, atëherë rreziku bëhet realitet. Dhe realiteti na vret.
Numri i rasteve të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje po na e thotë troç: letrat nuk shpëtojnë jetë. Zbatimi, vendosmëria, reagimi pa vonesë – po!
Sepse pas çdo shifre fshihet një jetë e thyer, një fëmijë i traumatizuar, një histori që nuk duhet të përsëritet kurrë më.
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, apeloj për VEPRIM.
Me përgjegjësi. Me kujdes. Pa asnjë tolerim.
Ashtu siç e kërkon ligji. Ashtu siç e meriton çdo grua dhe vajzë në Republikën e Kosovës.
Çdo hap i gabuar, çdo neglizhencë, çdo vonesë mund të jetë fatale.
Askush që ushtron dhunë nuk duhet të ndihet i paprekshëm.
Asnjë grua nuk duhet të mbetet e pambrojtur.
Nuk ka kompromis kur bëhet fjalë për jetën dhe dinjitetin e grave./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz