Osmani falënderon Letoninë për mbështetjen ndaj Kosovës në rrugën euroatlantike
dp

Lexo edheOsmani pas takimit me presidentin letonez: Ekonomia, siguria e fusha të tjera – kapituj të rinj të bashkëpunimit

Përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe disa fotografi nga takimi, Osmani e ka falënderuar homologun letonez për përkrahjen e jashtëzakonshme që Letonia i ka dhënë Kosovës në çdo fazë të shtetndërtimit.
“E falënderova për zërin e fuqishëm të Letonisë në mbështetje të rrugës sonë euroatlantike,” ka shkruar Osmani.
Ajo ka shtuar se ekonomia, siguria dhe fusha të tjera të interesit të ndërsjellë janë kapituj të rinj të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve që ndajnë vlera të përbashkëta demokratike./Lajmi.net/

Lexo edheOsmani pas takimit me presidentin letonez: Ekonomia, siguria e fusha të tjera – kapituj të rinj të bashkëpunimit