back to top
Wednesday, October 15, 2025
BallinaLajmeOsmani dhe von der Leyen flasin për heqjen e masave të BE-së,...

Osmani dhe von der Leyen flasin për heqjen e masave të BE-së, ndaj Kosovës

Të ngjajshme

ChatGPT së shpejti edhe me përmbajtje erotike për të rriturit e verifikuar

OpenAI planifikon të zgjerojë gamën e përmbajtjeve në chatbot-in...

Përditësohen rezultatet në Prishtinë, ky është asamblisti me më së shumti vota nga LDK-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e kandidatëve për...

Astronomët zbulojnë unaza të dyfishta në hapësirë

Një strukturë e pazakontë me unaza të dyfishta e...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim zyrtar presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Takimi u mbajt në ambientet e Presidencës, teksa pas përfundimit të bashkëbisedimit, Osmani deklaroi se Kosova është e gatshme të ecë përpara, për të ardhmen e saj evropiane, shkruan IndeksOnline.

“Kosova është e gatshme të ecë përpara me vendosmëri, me reforma të prekshme dhe me një angazhim të fortë për të ardhmen e saj evropiane.

Ishte një nder të mirëprisja përsëri në Republikën e Kosovës, presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.

Së bashku diskutuam zbatimin e Planit të Rritjes, nevojën urgjente për të hequr masat e padrejta të vendosura ndaj qytetarëve tanë dhe hapat e ardhshëm në rrugën tonë drejt anëtarësimit në BE.

Mbështetja e vazhdueshme e Komisionit për këtë proces mbetet parësore” u shpreh Osmani, pas takimit.

Takimi me Osmanin i parapriu atij me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz