Presidentja Vjosa Osmani ka sqaruar vendimin e saj për dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, duke theksuar se nuk ishte një vendim i marrë vetëm nga ajo.
“Ky nuk ka qenë një vendim që e kam marrë vetë, por pasi kam konsultuar dhjetëra juristë, brenda dhe jashtë kabinetit tim. Të gjithë njëzëri e kanë pas të njëjtin vlerësim,” tha Osmani në intervistën për Syri.tv.
Ajo shtoi se cilido vendim i Gjykatës për dekretin do të jetë i mirëseardhur, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë së institucioneve dhe standardeve kushtetuese. /Lajmi.net/
- Advertisement -