back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeOsmani dekoron gjeneralmajorin Barduani me Medaljen Presidenciale Ushtarake: Simbol i mirënjohjes së...

Osmani dekoron gjeneralmajorin Barduani me Medaljen Presidenciale Ushtarake: Simbol i mirënjohjes së popullit tonë

Të ngjajshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar kontributin e gjeneralmajor Enrico Barduani, komandant në largim i KFOR-it, për paqen dhe sigurinë në vend dhe në rajon.

Në një postim zyrtar, Presidentja Osmani ka thënë se gjatë mandatit të tij, Barduani ka dhënë një kontribut të çmuar për stabilitetin në Kosovë. Si shenjë falënderimi për këtë shërbim të vyer, javën e kaluar ai është dekoruar me Medaljen Presidenciale Ushtarake.

“Kjo medalje është simbol i mirënjohjes së popullit tonë dhe i përkushtimit të pandërprerë të NATO-s për paqe dhe siguri afatgjate”, ka deklaruar Presidentja Osmani./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz