Osman Hajdari zgjidhet drejtor i Spitalit të Prizrenit, pasi u largua nga QKUK
dp

Lexo edheDasmorëve iu ndodhë e papritura në Çagllavicë – aksidentohen me një motorist

Ai ka marrë 88.4 pikë në procesin e përzgjedhjes, ndërkohë që kundërkandidatët e tij – Afrim Avdaj, Narqize Arenliu dhe Sami Ahmetaj – janë tërhequr nga gara për këtë pozitë.
Vetëm një javë më parë, Hajdari ishte liruar nga detyra e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së. Në vend të tij, në krye të këtij institucioni është emëruar Mentor Zejnullahu.
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) pati konfirmuar largimin e Hajdarit nga pozita në QKUK, duke sqaruar se ai “është liruar nga detyra” dhe se “nuk bëhet fjalë për shkarkim”./Lajmi.net/

Lexo edheDasmorëve iu ndodhë e papritura në Çagllavicë – aksidentohen me një motorist
