back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeOSBE trajnon pjesëtarët e Policisë së Kosovës në veri (Foto)

OSBE trajnon pjesëtarët e Policisë së Kosovës në veri (Foto)

Të ngjajshme

Dy të arrestuar në Prishtinë për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim milionësh

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e...

Nuk po mundet ta harrojë, Driloni flet sërish për Sarën

Fituesi i “Big Brother VIP Kosova 3”, Drilon Rama,...

Zyrtare: Formacioni startues i Kosovës U21 kundër Spanjës

Kosova U21 sonte luan kundër Spanjës U21 në stadiumin...

Fenerbahçe e zyrtarizon Tedescon si pasardhësin e Mourinhos

Pasi u nda me Jose Mourinhon pas eliminimit nga...

Një trajnim pesë-javor i organizuar nga Misioni i OSBE-së për 36 policë të Njësive për Reagim të Shpejtë të Policisë së Kosovës nga Mitrovica e Veriut me temë teknikat e arrestimit dhe vetë-mbrojtjes duke respektuar të drejtat e njeriut ka përfunduar me 19 gusht 2016 në Vushtrri.

Duke u fokusuar në rolin e policëve për reagim të shpejtë si reagues të parë në situata që kërkojnë intervenim të policisë, pjesëmarrësit u trajnuan se si të përdorin mjete policore si Tonfa –  mjet që përdoret për të kryer arrestime dhe për tu vetë-mbrojtur; dhe si të përdorin forcën duke mos shkelur të drejtat e njeriut në ato situata. Dy fazat e kursit, secili nga dy javë, u pasuan me një kurs një-javor trajnimi për trajnerë për 11 nga pjesëmarrësit për t’i pajisur ata me shkathtësitë e nevojshme në mënyrë që ata pastaj të ndajnë njohuritë me kolegët e tyre.

“Pajisjet e duhura dhe trajnimet janë dy elemente vendimtare që i ndihmojnë policisë të bëjë punë efektive,” tha Ake Roghe, Drejtor i Departamentit për Siguri dhe Rend Publik në Misionin e OSBE-së në Kosovë. “Duke ditur si ta përdorin Tonfën, policët e njësive për reagim të shpejtë – të vetmit që janë të pajisur me këtë mjet – mund të bëjnë arrestime në mënyrë më efektive, duke siguruar siguri maksimale për personin e arrestuar, dhe të neutralizojnë rrezikun për policin, kolegët e tij apo të saj, dhe të tjerët.”

“Me efikasitet të shtuar në përdorimin e pajisjeve policore dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut gjatë intervenimit të policisë, si dhe me shpërndarje të gjerë të njohurive të marra gjatë trajnimit në mesin e policëve përmes trajnerëve të rinj, besojmë se kontributi ynë do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e sigurisë publike për të gjitha komunitetet në Kosovë,” tha Roghe.

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve, si dhe demokratizimine zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Misioni rregullisht ofron trajnime të avancuara dhe të specializuara, si dhe këshilla për agjencitë për zbatim të ligjit për të përmirësuar më tej kapacitetet e tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz