Orteku në Rusi vret 11 persona dhe plagos 6 të tjerë
dp

Lexo edhePrindërit ndërhyjnë në çift? Ja si të vendosni kufij pa krijuar konflikte

Një ortek në Republikën e Kabardino-Barkisë të Rusisë vrau 11 persona dhe plagosi gjashtë të tjerë, tha të hënën Ministria rajonale e Situatave të Emergjencave.
Orteku goditi një grup prej 33 alpinistësh në Grykën e Bezengut të shtunën, tha ministria. Dhjetë alpinistë arritën të zbrisnin vetë, ndërsa fati i gjashtë të tjerëve mbetet i panjohur, raporton Euronewsalbania.
Ministria tha se 56 ekipe shpëtimi janë dërguar në vendngjarje.

Lexo edhePrindërit ndërhyjnë në çift? Ja si të vendosni kufij pa krijuar konflikte
“Operacionet e kërkim-shpëtimit po ndërlikohen nga terreni i vështirë dhe rreziku i orteqeve të tjera”, thanë autoritetet, duke shtuar se një helikopter Mi-8 dhe një helikopter komercial pritet të bashkohen me kërkimin kur të përmirësohen kushtet e motit.