Një ortek i borës në alpet austriake në afërsi të kufirit me Zvicrën, ka lënë të vdekur katër persona ndërsa një person është i zhdukur.
Orteku ra në afërsi të qytetit Spiss në provincën e Tyrolit ndërsa helikopterë austriakë e zviceranë u nisën për shpëtim.
Ditëve të fundit ka pasur të reshura të dendura të borës në këtë zonë dhe më herët gjatë ditës së sotme, mediat austriake raportuan për një ortek tjetër në një zonë tjetër të Tyrolit.
Vitet e fundit, rreth 20 njerëz janë vrarë çdo vit nga ortekët në Austri.
Dy sezonet e fundit kanë qenë më pak vdekjeprurëse, pasi pandemia uli numrin e skiatorëve.