BallinaLajmeOrtek në Brezovicë, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor del me njoftim

Ortek në Brezovicë, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor del me njoftim

Të ngjajshme

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fushë Kosovë

Policia e Rajonit të Prishtinës ka arrestuar një person...

​Mblidhet Kryesia e PDK-së

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike të...

Mot i paqëndrueshëm: IHMK paralajmëron për erëra të fuqishme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me një njoftim...

“Krimi vazhdon”, mesazhi i fortë nga rivarrimi i Ajvaz Shehut

Në përvjetorin e njëzet e shtatë të masakrës në...

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (ShKShMK) ka njoftuar se sot është raportuar një aksident me ortek në Brezovicë, në një zonë jashtë shtigjeve të rregulluara për skijim. Sipas njoftimit, orteku është iniciuar nga disa skitarë, ndërsa fatmirësisht personat e përfshirë kanë shpëtuar pa lëndime.

ShKShMK ka bërë të ditur se më 18 janar 2026, gjatë kontrollimit të shtresave të borës në zonën e Brezovicës, teknikët e Kërkim-Shpëtimit Malor kanë identifikuar dy shtresa problematike të borës. Më shqetësuesja prej tyre është shtresa bazë mbi vegjetacion, e njohur si Ground-based Persistent Weak Layer (Depth Hoar).

Sipas Shoqatës, reshjet e fundit të borës të shoqëruara me erëra të forta nga juglindja kanë krijuar akumulime të shtresave të konsoliduara të borës, duke rritur peshën dhe presionin mbi këto shtresa të dobëta. Si rezultat, është rritur ndjeshëm rreziku për ortekë në këtë zonë.

ShKShMK apelon për kujdes maksimal gjatë skijimit dhe aktiviteteve bjeshkatare, veçanërisht në faqet veriore, duke theksuar se rreziku nuk përjashtohet as në orientime dhe pozita të tjera gjeografike.

Në apelin e saj, Shoqata u bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet jashtë shtigjeve të sigurta, të informohen paraprakisht për kushtet e borës dhe motit, të përdorin pajisje adekuate të sigurisë dhe të mos veprojnë individualisht në terrene të rrezikshme.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz