back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeOrlando: Nuk kemi kohë për të humbur, të formohet Qeveria e të...

Orlando: Nuk kemi kohë për të humbur, të formohet Qeveria e të zgjidhet presidenti

Të ngjajshme

Dezinsektimi i kushton afro 800 mijë euro Komunës së Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratën që do të...

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka përgëzuar deputetët e zgjedhur të Kuvendit dhe pret konstituimin e shpejtë të Kuvendit të Kosovës dhe betimin e qeverisë së re.

Orlando, përmes një postimit në Twitter, tha se ka shumë punë për të luftuar pandeminë dhe për të forcuar ekonominë, rendin dhe ligjin dhe progresin drejt integrimit euro-atlantik, transmeton Indeksonline.

“Urime të gjithë deputetëve të rinj të Kosovës. Mezi presim për një formim të shpejt të Kuvendit dhe Qeverisë gjithashtu edhe zgjidhjen e presidentit. Shumë punë për të luftuar pandeminë dhe për të forcuar ekonominë, Rendin dhe Ligjin dhe progresin drejt integrimit euro-atlantik. S’ka kohë për të humbur”, ka shkruar Orlando.

Bëjmë të ditur se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi të shtunën rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, ku Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka shënuar fitore bindëse, duke fituar 50.28 për qind të votave.

Të Fundit

Sport

ShowBiz