Organizatori i protestave kundër Vuçiqit: Do ta votoj kandidaten e PDK’së në Veri

Për më shumë se 20 të shtuna me radhazi, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq është duke u përballur me protesta në Beograd.
Nën moton “Një në pesë milionë”, protestuesit po kërkojnë çdo fundjavë dorëheqjen e presidentit serb, nga ajo që ata e quajnë “diktatura e Vuçiqit”.
Mirëpo, Vuçiq kjo mund t’i prishë punë edhe në Kosovë.
Kjo për arsyen se organizatorët e kësaj proteste, po i përkrahin kandidatët shqiptarë në zgjedhjet që do të mbahen në katër komunat veriore këtë vit.
Marko Jakshiq, organizator i kësaj proteste në Beograd ka thënë se ai mund ta përdorë votën e tij në zgjedhjet e veriut, dhe të votojë për kandidaten e PDK-së, Gonxhe Çaushi.

Lexo edhePDK nis fushatën në veri të Mitrovicës
“Brenda pak ditësh në qytetin tim do të ketë zgjedhje. Unë nuk jam kandidat dhe nuk është askush nga veriu. Duke e ditur se ekipi serb do ta vjedh votën time nëse unë abstenojë, unë definitivisht do të votojë për kandidaten grua nga PDK-ja”, ka shkruar Jakshiq në Tëitter.
Zgjedhjet në katër komunat veriore do të mbahen pas pak ditësh.
Garës për t’i fituar i kanë hyrë tri parti, duke përfshirë VV-në, PDK-në dhe Vetëvendosjen.














