Organizata “Qatar Charity”, nga Katari, vazhdon të ndihmoj komunën e Mitrovicës. Në një takim të mbajtur në sallën e Kuvendit të Komunës, ku morën pjesë kryetari i Komunës, Bahtiri, drejtori në Ministrinë e Administratës Publike, Bajram Kosumi, drejtori i Organizatës “Qatar Charity”, për Kosovë, Mahmoud Abbas Shaker, përfaqësuesi i organizatës “Qatar Charity” nga Katari Muhamed El-Sulejti, nënkryetari i komunës për komunitete, Eroll Zekerija dhe drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural Nasuf Aliu, është paraqitur raporti i realizimit të projekteve në komunën e Mitrovicës për vitin 2016 dhe 2017.
Duke e hapur takimin, drejtori Aliu fillimisht i falënderoj përfaqësuesit e organizatës “Qatar Charity”, për të shtuar në vazhdim se ndihma nga “Qatar Charity” për komunën e Mitrovicës ka qenë shumë e mirëseardhur dhe e rëndësishme, pasi që ajo kishte nevojë për ndihma të këtilla.
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri tha se Komuna e Mitrovicës, ka prioritet zhvillimin ekonomik që ndikon në përmirësimin e mirëqenies sociale të mirë qytetarëve. “Krijimi i vendeve të punës dhe ndërtimi i rrethanave lehtësuese për një zhvillim të biznesit dhe bujqësisë ka qenë pikësynimi im kryesor prej marrjes së mandatit. Organizata “Qatar Charity” me ndihmën e saj, duke realizuara projekte të shumta e të rëndësishme, na e ka bërë punën më të lehtë gjatë realizimit të objektivave tona. Ne u jemi mirënjohës drejtuesve të “Qatar Charity” për këtë mbështetje të çmuar që në e kanë ofruar. Mirënjohës janë edhe fermerët që kanë përfituar projekte të rëndësishme”, tha kryetari Bahtiri.
Drejtori i organizatës “Qatar Charity”, tha se është i lumtur që organizata e tij ka ndihmuar komunën e Mitrovicës. “Ne do ët vazhdojmë edhe në të ardhmen të ndihmojmë qytetarët e Mitrovicës me projektet tona, për të cilat ata kanë nevojë”, tha ai.
Organizata “Qatar Charity” vetëm në vitin 2016, ka bërë një punë të shkëlqyer në komunën e Mitrovicës. Ajo ka ndërtuar katër (4) shtëpi në vlerë prej 55,000.00€; ka hapur 20 bunarë, projekt ky në vlerë prej 23,000.00€; ka ndërtuar 19 serra bujqësore, vlera e të cilave arrin në 25,284.00€, si dhe ka realizuar edhe projekte tjera, si ndarja e 11 lopëve qumështore, nëntë shoqëri bletësh, ka hapur një dyqan ushqimorë etj, projekte këto në vlerë prej 141,329.00€.
Përveç këtyre projekteve, në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës Organizata “Qatar Charity ka mbështetur financiarisht mbi 200 jetimë, si dhe ka ndihmuar në forma të tjera me proejekte në shumë prej 94,000.00€.
Ndërsa për vitin 2017, Ndërsa për vitin 2017, Organizata “Qatar Charity”, ka nënshkrua marrëveshjen për realizimin edhe të pesëdhjetë (50) projekteve të tjera të ndryshme, të cilat do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve në komunën e Mitrovicës.
Në vazhdim të takimit, kryetari i Komunës, Agim Bahtiri dhe drejtori i organizatës “Qatar Charity” Mahmoud Abbas Shaker, shpërndanë çertifikata për 40 përfitues të projekteve të ndryshme.
Në fund, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, falënderoi edhe njëherë përfaqësuesit e Organizatës “Qatar Charity”, të cilëv u ndau edhe mirënjohje.





