back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeOrganizata “bamirëse” që ofron pagë 800 euro dhe pushime në Antalya për...

Organizata “bamirëse” që ofron pagë 800 euro dhe pushime në Antalya për punëtoret e saj (Dokument)

Të ngjajshme

Willian befason me klubin e ri

Dikur fitoi dy tituj të Premierligës dhe Europa Leaguen...

Kërkohet shtyrja e afatit për miratim të buxheteve komunale

Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka nisur një...

“E kam pasur emrin më gjatë se ai” – Mark Zuckerberg padit Mark Zuckerbergun

Një avokat i quajtur Mark Zuckerberg po padit platformën...

Rama: Ritme të mira pune në Elbasan – Papër

Kryeministri Edi Rama shprehet se po vijojnë me ritme...

27 vjeçari nga Kosova po kërkohej nga autoritetet Gjermane, kapet nga Policia shqiptare

Një 27-vjeçar, shtetas i Kosovës, u ndalua në Morinë,...

Kohëve të fundit është bërë një numër i madh i organizatave “bamirëse” që veprojnë në vend. Dyshimet janë që shumë nga to janë mashtruese, ngase veprimtarinë e tyre e bëjnë duke u thirr në emër të organizatave bamirëse kinse për ndihmuar të varfëritë, mirëpo fitimet e tyre personale kalojnë shuma të mëdha parash.

Portali Infokusi ka kohë që është duke hulumtuar lidhur me këtë dukuri të veprimit të Organizatave jo qeveritare. Organizatën që gazetarët e Infokusit kanë hulumtuar dhe dyshohet se është mashtruese  është e regjistruar me emrin “ Giving Hope” e cila dyshohet se vepron edhe me emra të tjerë të ndryshëm.

Veprimtaria bamirëse, rëndom bëhen nga njerëz te cilët punojnë vullnetarisht, pa pasur përfitime personale për askënd. Organizata Giving Hope, në konkurset e mbyllura që ajo ka shpallur në internet kërkon punëtorë të cilëve ju ofrohet një rrogë shumë e lartë krahas me qëllimin e veprimtarisë në të cilën organizata thirret.

Në konkursin e tyre thuhet se rroga për punëtoret që mbledhin të holla nëpër rrugët e qyteteve do të jetë 800 euro, ku përveç kësaj punëtorët që arrijnë të mbledhin me se shumti të holla nga qytetaret, ju ofrohet edhe udhëtim jashtë vendit. Pushimet e premtuara për mbledhësit e të hollave nga kjo organizate, do të jenë 7 ditë pushimi në  Turqi saktësisht në Antalya  me të gjitha të paguara për 2 persona. Një gjë e tillë natyrisht se kalon në absurditet dhe heq çdo dyshim në lidhje me atë që kjo organizate nuk është duke u kujdesur për qytetaret që janë në nevoje por vetëm për përfitimet e tyre.

Mjaftonte një shkresë e tillë që organizata “Giving Hope” ka leshur në konkursin e saj, që portali Infokusi të vazhdonte të hulumtonte mbi këtë organizate të dyshimtë, ku më pastaj të gjeturat që Infokusi ka bërë pas hulumtimit ishin edhe më të renda, gjë që e saktësojnë mashtrimin e kësaj organizate.

Në listën e Organizatave jo qeveritare, organizata Giving Hope, është themeluar me qëllim krejt tjetër nga çfarë ata i bëjnë aktivitetet e tyre. Aktivitetet që ata duheshin të bëjnë sipas asaj çfarë janë të regjistruar kanë për qellim risocializimin e personave të burgosur, riedukimin e tyre si dhe integrimin e tyre në familje dhe shoqëri pas mbajtjes së dënimit në burg, ndërsa ajo çfarë ata vërtetë bëjnë nuk përkon me atë qe thuhet.

Infokusi ka përcjell aktivitetet e tyre edhe nga afër nëpër sheshet e Prishtinës dhe pas një insistimi të gjatë nga punëtoret për te mos u përgjigjur për arsye se pronaret e tyre nuk i lejonin të flisnin, mësuam që një punëtor minimalisht arrin të mbledh deri në 50 euro në ditë nga qytetaret. Duke ditur që kjo organizate ka një numër te madh te punëtoreve dhe vazhdimisht bënë thirrje për punëtor e rinj, atëherë mund te marrim me mend shumat e parave për të cilat kjo organizate grumbullon brenda ditës.

Për më tepër ata thanë që për përfitime më të mëdha nga ky aktivitet, vajzat janë ato që duhet të ndjekin meshkujt, kurse meshkujt femrat. Kjo si duket është e menduar mire dhe ky lloj mashtrimi është i organizuar shumë me mjeshtri.

Giving Hope, bënë një përpjekje për tu fshehur pas gjithë këtij mashtrimi duke blere një sasi jo shumë të madhe të gjerave ushqimore dhe duke i dërguar ato në disa familje, mirëpo krahas të hollave që ata marrin nga qytetaret, aktivitetet e tyre duhet të ishin shumëfish më të mëdha.

Pronaret e njëjte të kësaj organizate veprojnë paralelisht edhe me një organizate tjetër e cila njihet me emrin “Fox Group”, që si e tillë ka të njëjtin qëllim. Kjo organizatë kërkon vajza dhe djem të rinj për dalë nëpër rrugë dhe të kërkojnë lëmosh. Këta të rinj dërgohen nëpër qytete të ndryshme duke u ndarë nëpër grupe dhe shesin “facoleta dhe shkrepsa” me çmime të shumëfishuara.

“Një ish punëtore e kësaj organizate ka rrëfyer për Infokusin tërë atë qe kishte parë gjatë kohës sa kishte punuar në këtë organizate. “Çdo ditë përgatitnin për mua një pako me facoleta dhe shkrepsa, çmimi i të cilave ishte 1 euro për copë, ato duhet ti shisja për një ditë. Bashkë me mua ishin edhe katër vajza te tjera, me të cilat shiheshim vetëm kur i dërgonin të hollat ngase “shefi” na thoshte që duke qëndruar bashke mund ti humbnim myshterinjtë. Veç atij grupi që unë isha pjesë, vazhdimisht vinin edhe grupe të reja të vajzave për të bere punën e njëjte.”

Ish punëtorja e kësaj organizate tregon që kjo organizate kishte edhe ndalesa në polici, gjatë kohës kur edhe kjo ishte pjesë e organizatës.

“Ishim duke mbledh të holla në Ferizaj, ne ditën kur policia kërkoj nga ne një dokument që vërteton që kjo organizate ishte në rregull, por ata nuk kishin pasur një të tillë dhe policia na përcolli për në stacionin policor të Ferizajt.  Aty qëndruam për rreth dy orë ngase as “shefi” nuk e kishte një dokument të tillë. Neve na është dashtë të presim aty deri sa të vije dikush që ishte i njohur në polici dhe na liruan duke e dënuar organizatën me një shumë simbolike parash për shkak të mungesës së atij dokumenti.” ka treguar ish punëtorja e kësaj organizate.

Më tutje ajo ka shtuar “më të përfunduar në polici, kur ne mbaruam për atë dite, nga ajo që unë mbajë mend në veturë ishin katër vajza që punuan dhe secila minimumi kishte fituar 150 euro për një ditë. Nga ajo çfarë pash unë atë dite, u largova menjëherë”, ka përfunduar ajo.

Infokusi ka provuar te kontaktoj këtë organizate, mirëpo menjëherë pasi qe përgjigjeshin, për të folur me tepër në lidhje me organizatën, ata insistonin te vazhdonin bisedën ne “viber”, nga çka dyshohet se qëllimi i tyre ishte që ti shmangej një përgjimi te mundshëm.

Pas gjithë këtyre hulumtimeve , Infokusi është munduar të marr një përgjigje nga zyrtarëve policor por këta të fundit nuk kanë dhënë ndonjë detaj më tepër, përpos që kanë përmendur disa emra të organizatave të tjera për të cilat dyshohen se po mashtrojnë në te njëjtën formë qytetaret./infokusi/

 

Untitled (1)

 

13007243_1537613779868002_7414864093175231050_n13432411_1553708558258524_8726855882117284211_n

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz