back to top
Monday, August 25, 2025
BallinaLajmeOrganet e sigurisë në “gjumë”- Mefail Shkodra me djemtë ende në liri,...

Organet e sigurisë në “gjumë”- Mefail Shkodra me djemtë ende në liri, i arratisur edhe i dyshuari për vrasjen në Hajvali

Të ngjajshme

Shtrohet asfalti në urën e re mbi Iber në Mitrovicë (Foto)

Hysen Durmishi, zv/ministër në detyrë i Infrastrukturës, ka njoftuar...

Netanyahu thotë se Izraeli mund të tërhiqet nga Libani, nëse Hezbollahu çarmatoset

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se e ka...

Studençani bëhet me qendër moderne të re të Mjekësisë Familjare

Sot është bërë përurimi i Qendrës së re të...

Janë bërë saktësisht dy javë që nga dita kur Gjilani, por edhe e gjithë Kosova u trondit nga vrasja e rëndë që ndodhi në qendër të qytetit.

Selami Shkodra dhe djali i tij Edmondi mbetën të vrarë në vendin e ngjarjes nga të shtënat me armë zjarri, derisa viktima e tretë Abedin Hoxha ( dhëndri i familjes Shkodra) vdiq gjatë rrugës për në spital.

Prapa kësaj ngjarje tejet të rëndë qëndron i dyshuari kryesor Mefail Shkodra me dy djemtë e tij, Edonisin dhe Engjëllin.

Që të tre të dyshuar për vrasjen e trefishtë të ndodhur në një prej lokaleve në afërsi të stacionit policor në Gjilan ndodhen në arrati tash e dy javë.

Anipse ngjarja e rëndë ndodhi në mes të ditës, në qendër të qytetit që të tre të dyshuarit vazhdojnë të jenë në arrati pa u ditur ende se ku janë vendosur.

Mefail Shkodra ishte emër i njohur për organet e hetuesisë e të gjyqësisë kosovare.

Shkodra madje i njohur ishte për tërë gjilanasit, i njohur si fajdexhi e që kishte filluar t’ua bënte të vështirë jetën në këtë qytet dhe më gjerë.

E motivi kyç që thuhet se çoi deri në këtë ngjarje është pikërisht fajdeja.

Madje nga institucionet përgjegjëse është konfirmuar se i përfshiri tjetër në këtë rast, Bujar Hoxha e kishte raportuar çështjen e fajdesë edhe në organet e hetuesisë.

Mefail Shkodra ishte emër tanimë i raportuar, pavarësisht se çështja ishte lënë “peng”.

Shkodra kishte qëndruar prapa grilave edhe një vit më parë, por për një kohë të shkurtër pasi që i njëjti arriti të lirohet falë dorëzanisë.

Shkodra kishte dhënë 70 mijë euro për veten dhe djalin e tij Edonisin, ku në llogaritje të parave ishte vënë një parcelë.

E tanimë që janë bërë dy javë nga rasti tragjik- ende askush nuk di gjë se ku janë të dyshuarit.

Kështu së paku mbetet të kuptohet nga përgjigja e fundit që kishte dhënë Policia për këtë rast.

Policia kishte bërë të ditur se kanë ndërmarrë disa veprime, por që ende nuk ka pasur asnjë mundësi t’u bie në gjurmë tre anëtarëve të familjes Shkodra.

“Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të shtuara për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve të këtij rasti të rëndë. Përveç masave operative që i kemi në vazhdimësi kemi apeluar edhe përmes mediave duke i bërë publike profilet e personave të dyshimtë të kërkuar dhe kushdo që posedon informacion në lidhje me vendndodhjen e tyre ta kontaktoj Policinë e Kosovës ku do qoftë në stacionin ma të afërt. Janë njoftuar të gjitha pikatë kufitare që nga momenti i parë kur është raportuar rasti. Janë zhvilluar shumë bastisje në lokacione të ndryshme ku kemi besuar se mundë të strehohen të dyshuarit”, thuhej në përgjigjen e policisë në Gjilan

Pas vrasjes së trefishtë, Inspektorati Policor i Kosovës kishte marrë vendim për suspendimin e katër zyrtarëve policorë.

Si për çudi vendimi për suspendimin e tyre u morë vetëm pak orë pasi ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla dha urdhër për këtë çështje.

Pra policët në fjalë nuk “diheshin” më parë për përfshirje të mundshme në kriminalitetin e Shkodrës, por u kuptuan brenda pak orëve se kush janë ata.

E një ngjarje tjetër e rëndë ndodhi të nesërmen në Hajvali të Prishtinës.

Një person u vra 50 metra larg oborrit të shtëpisë, nga një person i dyshimtë.

Ngjashëm si Shkodra me djemtë, edhe i dyshuari Xhemajl Nuhiu i dyshuari kryesor për vrasjen në Prishtinë vazhdon të jetë na arrati.

Policia e Kosovës e kishte shpallur në kërkim, megjithatë, njëjtë, asnjë gjurmë ende për kapjen e tij.

“Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për veprën vrasje që ka ndodhë mbrëmë në Hajvali” theksonte Policia.

Një person tjetër u vra me thikë në Prizren, por i dyshuari tanimë është vënë prapa grilave.

5 persona humbën jetën brenda tri ditëve në Kosovë, e tre të dyshuarit nga këto raste vazhdojnë të jenë të lirë./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz