back to top
Thursday, October 16, 2025
BallinaLajmeOrav takon ambasadorin e ri gjerman, flasin për zhvillimet aktuale politike

Orav takon ambasadorin e ri gjerman, flasin për zhvillimet aktuale politike

Të ngjajshme

Labi i vardiset Big-Brother, dëshiron të futet brenda dhe të përballet me një grua!

Këngëtari, Labinot Rexha ka shprehur dëshirën e tij që...

Raportohet se është arrestuar kandidati i Listës Serbe për kryetar të Kllokotit

Raportohet se është arrestuar Bozhidar Dejanoviq, kandidati i Listës...

Kjo është arsyeja e vdekjes së aktores së famshme

Diane Keaton ka ndërruar jetë nga pneumonia, kanë bërë...

Orav takon ambasadorin e ri gjerman, flasin për zhvillimet aktuale politike

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo...

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë në një takim që pati me ambasadorin e sapoemëruar gjerman, Rainer Rudolph.

Ai në një postim në llogarinë e tij në X tha se me diplomatin gjerman folën edhe për rrugën e Kosovës drejt BE-së.

“Pata një shkëmbim të mirë mendimesh me ambasadorin e sapoemëruar të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph”.

“Diskutuam zhvillimet aktuale politike dhe rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të BE-së për progresin e Kosovës në rrugën e saj të integrimit në BE, në dobi të të gjithë qytetarëve të saj”, shkroi Orav.

Gjatë një prezantimi përmes një videoje, i dërguari i Berlinit në Prishtinë, Rainer Rudolph të mërkurën tha se Kosova është një mike e mirë dhe partner i rëndësishëm i Gjermanisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz