back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmeOrav takohet me katër kryetarët e rinj të komunave veriore: Të ketë...

Orav takohet me katër kryetarët e rinj të komunave veriore: Të ketë angazhim mes pushtetit qendror dhe lokal për të drejtat e komuniteteve jo-shumicë

Të ngjajshme

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav është takuar me katër kryetarët e rinj të Komunave Veriore.

Orav në këtë takim ka thënë se ka mirëpritur dorëzimin e qetë të pushtetit lokal, në përputhjet me ligjin e Republikës së Kosovës.

“Ai përsëriti nevojën për një angazhim konstruktiv midis autoriteteve qendrore dhe lokale dhe mbështetjen e 🇪🇺 BE-së për realizimin e të drejtave të komuniteteve jo-shumicë sipas Kushtetutës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Katër komunat e veriut dhe jo vetëm, pra gjithsej 10 komunat me shumicë serbe në Kosovë, në zgjedhjet e 12 tetorit janë fituar nga Lista Serbe.

Në dy vitet e fundit, Mitrovica e Veriut, Zubin Potoku, Zveçani dhe Leposaviqi, udhëhiqeshin nga kryetarë shqiptarë.

Dorëzimi i mandateve nga kryetarët shqiptarë tek ata serbë, është bërë pa ndonjë incident dhe bazuar në ligjet e Kosovës. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz