back to top
Monday, March 9, 2026
BallinaLajmeOrav në fund të marsit lë detyrën e shefit të Zyrës së...

Orav në fund të marsit lë detyrën e shefit të Zyrës së BE’së në Kosovë, pritet të marrë rol të ri në Ankara 

Të ngjajshme

Qeveria pret vendimin përfundimtar pas pezullimit të dekretit nga Kushtetuesja

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme që pezullon...

Katër adoleshentë në të tridhjetat

Grupi i dashur i komedisë nga Nju Jorku, Simple...

Rriten rastet e shkeljes së të drejtave të autorit në Gjykatën Komerciale

Gjykata Komerciale po trajton gjithnjë e më shumë raste...

Shefi aktual i Zyrës së BE-së në Kosovë, estonezi Aivo Orav, do ta largohet nga  Kosova në fund të muajit mars. Kështu ka mësuar Gazeta Express nga burimet e saj. 

Besnik Velija 

Shefja e diplomacisë së BE-së, bashkëkombësja e tij, Kaja Kallas, siç bëjnë të ditura burimet e Gazetës Express, pritet ta angazhojë atë me detyrën e Shefit të Delegacionit të BE-së në Turqi. 

Aivo Orav kishte marrë detyrën e tij si drejtues i Zyrës së BE-së në Kosovë më 2 shtator 2024. Para Orav në Kosovë kishte shërbyer Thomas Szunyog. 

Ambasadori Aivo Orav është diplomat estonez me mbi 30 vjet përvojë në nivel kombëtar, në atë të BE-së, në diplomacinë dhe çështjet e BE-së. 

“Me kënaqësi të madhe dhe një ndjenjë të thellë të përgjegjësisë po e marr postin e Shefit të Zyrës së BE-së/Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, një partner i rëndësishëm i BE-së në Ballkanin Perëndimor. Zotohem se do të punoj krah për krah me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë të BE-së në Kosovë për t’i çuar përpara marrëdhëniet tona diplomatike dhe politike, për ta konsoliduar pozitën e BE-së si investitori, partneri tregtar dhe donatori më i madh i Kosovës dhe për ta mbështetur rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe reformat në lidhje me BE-në”, kishte thënë ambasadori Orav më 2 shtator 2024./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz