Wednesday, July 16, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditOrav diskuton me krerët e misioneve të BE-së për vendimin që mori...

Orav diskuton me krerët e misioneve të BE-së për vendimin që mori dje Gjykata Supreme

Të ngjajshme

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka reaguar pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Supreme, që e sheh si të kundërligjshme nxjerrjen e akteve nënligjore apo udhëzimet administrative, nga ministrat e qeverisë në detyrë që po ashtu janë deputetë.

Përmes një postimi në “X”, ai tha se krerët e misioneve të BE-së kanë diskutuar për situatën e krijuar pas këtij vendimi, shkruan IndeksOnline.

Me theks të veçantë, Orav ka kritikuar qasjen e qeverisë dhe ministrit në detyrë, Hekuran Murati, ndaj Gjykatës Supreme dhe gjyqtarëve të saj.

“Sulmet kundër gjyqtarëve individualë dhe ndërhyrja politike në gjyqësor janë të papranueshme” shkroi Orav.

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës e kundërshtoi dje ashpër këtë vendim, duke e konsideruar si “arbitrar” dhe “të njëanshëm”./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit