Orari i lëvizjes për qytetarët ndryshon çdo 3 ditë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar vendimin i cili ka hyrë fuqi, lidhur me masat e qarkullimit të njerëzve në komunat e karantinuara dhe në ato të rrezikuara nga përhapja e koronavirusit, siç thuhet në vendim, me qëllim të mbrojtjes së jetës së banorëve në komunat e Republikës së Kosovës.
Paralajmërimin për këto masa ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e bëri dy ditë më parë, kur tha se qarkullimi i qytetarëve për 90 minuta në ditë do të bëhet në orare të caktuar në bazë të numrit të parafundit të numrit personal të letërnjoftimit.
Por, në aneksin e publikuar sonte shihet se intervalet kohore të lëvizjes në bazë të numrit të parafundit të letërnjoftimit për secilin qytetar do të ndryshojnë çdo tre ditë, si në foton e mëposhtme:

Kurse, sa u përket operatorëve ekonomikë, orari do të jetë nga ora 06:00 deri në orën 24:00 për dyqanet, kurse furnizimi dhe shpërndarja do të qarkullojë pa ndërprerje.
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar vendimin i cili pritet të hyjë në fuqi edhe pak orë, lidhur me masat e qarkullimit të njerëzve në komunat e karantinuara dhe në ato të rrezikuara nga përhapja e koronavirusit, siç thuhet në vendim, me qëllim të mbrojtjes së jetës së banorëve në komunat e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Paralajmërimin për këto masa ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e bëri dy ditë më parë, kur tha se qarkullimi i qytetarëve për 90 minuta në ditë do të bëhet në orare të caktuar në bazë të numrit të parafundit të numrit personal të letërnjoftimit.
Lexo edheShërohen 17 të infektuar nga koronavirusi në Malishevë!