Ora do të ndryshojë nesër, por si do të ndikojë në jetët tona?

Është vendosur përfundimisht se ora do të vazhdojë të ndryshojë. Dhe kjo do të ndodhë edhe këtë 31 mars. Rituali vjetor i ndryshimit të orës mund të duket një ndryshim i padëmshëm por nuk është aspak kështu.
Por çdo vit, pas ndryshimit të orës në pranverë, spitalet amerikane shënojnë një numër të madh prej 24% vizitash më shumë për shkak të sulmeve në zemër.
Vetëm një rastësi? Ndoshta jo. Mjekët vëzhgojnë një tjetër tendencë në vjeshtë: në këtë rast vizitat bien me 21%.
Arsyeja kryesore se përse njerëzit pësojnë dëmtime të këtij lloji qëndron në faktin se ndërpritet rutina e tyre e gjumit.
“Trupi ynë është aq i brishtë dhe i prekshëm sa që vuan pasojat e një orë gjumi të humbur,” tha eksperti i gjumit Mattheë Ëalker, autor i “Hoë Ëe Sleep”, për Business Insider më herët.
Lexo edhe“Emocionuese”, kosovari teksa ndahet përfundimisht nga bastoret
Ëalker tha se ky “eksperiment global” që ne kryejmë dy herë në vit është një shenjë se sa organet tona janë të ndjeshme ndaj shkakut të ndryshimit të rutinës: në vjeshtë ndryshimi i orës është një bekim, ndërsa në pranverë është një mallkim total dhe pas shumë diskutimesh edhe këtë herë është vendosur që ora të ndryshohet pas shumë diskutimesh nga studiues të ndryshëm.
Tendenca tragjike ndaj infarktit zgjat vetëm rreth një ditë, por trupat tanë nuk mund të rimëkëmben plotësisht nga ndryshimi i orës për disa javë.
Ne jemi gjithashtu të prirur të kryejmë shumë gabime. Studiuesit vlerësojnë se numri i aksidenteve rritet për shkak të vështirësisë në përshtashmëri me ndryshimet në orarin e gjumit.














