back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaBotëOrёt e fatit tё Europёs

Orёt e fatit tё Europёs

Të ngjajshme

Rreth 9,000 sulme izraelite ndaj Iranit dhe Hezbollahut deri më tani, thotë IDF

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë dhënë një përditësim...

Arsenali nis negociatat për vazhdimin e kontratave për dy yjet e skuadrës

Arsenali ka nisur negociatat për rinovimin e kontratave me...

Barcelona interesohet për Luka Vuskovic, çmimi rreth 40 milionë euro

Luka Vušković, mbrojtësi 19-vjeçar i Hamburger SV, i huazuar...

Befason kongresmeni amerikan, bën thirrje për islamofobi

Kongresmeni amerikan në Florida, Randy Fine, ka nxitur reagime...

Nga: Barbara Wesel  //     Jo tё gjithё kryeministrat e BE-sё e konsiderojnё si kёrcёnim ekzistencial Trump-in. Uniteti ёshtё tani i vetmi shans i yni, mendon Barbara Wesel.

Angela Merkel e ka luajtur me menҁuri rolin e saj nё kёtё samit tё rёndёsishёm. Sepse fjalёt e qarta qё Europa kёrcёnohet prej pushtetit tё Donald Trump-it, siҁ parashtroi nё fillim tё samitit Presidenti i Kёshillit tё Europёs Donald Tusk, bartin nё vetvete njё farё mase mungesё uniteti. Ndonёse nuk pati rezistencё tё hapur kundёr kёsaj linje tё pёrbashkёt, tek disa europiano-lindorё duket tё jetё e zbehtё tendenca pёr tё dalё nё ofensivё tё hapur kundёr Shtёpisё sё Bardhё. Ndaj kancelarja bёri ҁ’ishte e mundur pёr ta ulur temperaturёn emocionale.

Europa pёrcakton fatin e vet
Lidhur me presidentin amerikan dhe paqendrueshmёrinё e tij, shpёrthimet e tij dhe mungesёn e njohurive pёr politikёn botёrore, Merkel nuk tha asgjё. Ajo e pati kritikuar qartazi vendimin e tij pёr ndalimin e udhёtimit nё SHBA dhe e la me kaq. Sipas saj Europa duhet tё kёrkojё bashkёpunimin me SHBA bazuar nё vlerat e veta, aty ku ka interesa tё pёrbashkёta dhe pёrndryshe duhet tё varet tek forcat e veta. Kёtё kёshillё u dha kolegёve tё saj kryeministrja mё me pёrvojё nё radhёt e tyre. Kjo ёshtё mёnyra tipike e Merkelit, tё presёsh, tё shohёsh dhe pastaj tё veprosh. Nё sfondin e gjendjes aktuale tё pasigurtё kjo duket mё e menҁur.

Por ndoshta kancelarja gabon me kёtё qendrim, nё njё kohё qё marrёzia po pёrfshin nё masё Uashingtonin. Kur kёshilltarja e presidentit Conway shpik njё masakёr prej migrantёve, qё nuk ka ndodhur kurrё, kemi tё bёjmё me njё shkёputje prej pёrgjejshmёrisё politike. Diҁka e tillё e ka prejardhjen direkt nga kuzhina propagandistike e shtrigave tё fashizmit tё shekullit tё 20-tё. Kjo nuk ka tё bёjё mё me “fake” – kur ёshtё vetёm gёnjeshtёr dhe falsifikim. Duket e dyshimtё, se deri nё ҁ’masё mund tё bihet dakord pёr ndonjё gjё me kёtё qeveri.

E ardhmja e Europёs ёshtё nё rrezik

Kancelarja e ka tё qartё, se sa e rrezikshme ёshtё gjendja. Por ajo nuk mund t’i imponojё vendeve tё tjera europiane mё shumё unitet. Ndaj dhe nё fund ajo pёrmendi mundёsinё, qё mund tё shkohet nё Europёn e dy shpejtёsive. Pas zgjedhjeve nё Holandё, nё Francё, nё Gjermani e ndoshta edhe nё Itali nё BE do tё merret njё vendim.

Nёse dёshirohet njё e ardhme e pёrbashkёt apo do t’u lihet Trump-it dhe ekstremistёve tё djathtё tё na bindin, se shpёrbёrja e BE-sё dhe ringjallja e nacionalizmit janё njё ide e mirё – kjo do tё vendoset nё 2017. Ndoshta nё fund mbeten njё grup i vogёl vendesh, qё do tё duan tё vazhdojnё tё qendrojnё bashkё. Ndoshta as kjo nuk do tё jetё e mundur. Atёherё Europa do tё merrte fund, do tё coptohej nё 28 vende tё vogla dhe tё mesme, shanset globale tё tё cilёve janё tё mjerueshme. Fati i tyre kёsisoj nё mёnyrё selektive do tё pёrcaktohet prej Kinёs, Rusisё dhe SHBA-sё, pikёrisht ashtu si e ka pёrshkruar nё njё letёr tё tij drejtuar krerёve tё shteteve dhe qeverive Donald Tusk.

Vetёm bashkё ne mund tё jemi tё fortё

Apelet pёr unanimitet janё ndёrkohё emёruesi mё i vogёl i pёrbashkёt. Ndoshta duhet tё ndodhё edhe mё shumё nё SHBA, pёr t’ua bёrё tё qartё qeverive europiane seriozitetin e gjendjes. Nёse vendet si Polonia apo Italia besojnё, se ato mund tё gatuajnё nё kёtё mes ҁorbёn e tyre, ato gabohen rёndё. Ne si europianё do tё mbijetojmё bashkё politikisht, ose do tё dёshtojme bashkё. Ende nuk ёshtё e qartё, se ku do tё ҁon kjo rrugё.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz