BallinaLajmeOpozita ia komenton edhe xhinset Albin Kurtit

Opozita ia komenton edhe xhinset Albin Kurtit

Të ngjajshme

Sulmoi prindin, arrestohet djali në Gjakovë

Një person është arrestuar mesnatën e së premtes pasi...

Prishtinë: Dy këmbësorë të lënduar dhe dy persona të arrestuar

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur në Prishtinë, ku dy...

Agjenti i Bernardo Silvas në bisedime me Barcelonën

Barcelona ka pasur shumë sukses duke shfrytëzuar tregun e...

Ndryshime në listën e Kombëtares, largohen dy yjet kosovarë

Kombëtarja shqiptare u nis sot drejt Valencias, ku do...

Ish-këshilltarja politike e Ramush Haradinaj, Meliza Haradinaj-Stublla, ka hedhur disa dyshime mbi garderobën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Kurti ka postuar një foto duke shkuar nga shtëpia e tij deri tek puna në këmbë.

Mesazhi i tij ishte që të ruhej ambienti dhe sa herë që është e mundur të mos përdorën makinat. Në foto ai shihej i veshur me xhinse, shkruan Syri.net Kosova.

Postimi i plotë:

“Era e ndryshimit i sjellë edhe xhinset e Kryeministrit ‘modest’ me çmim që kap rreth 10% të pagës së tij të zvogëluar. Xhinset ‘Diesel’ 130€, paga ‘modeste’ 1,450€”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, e njëjta hedh dyshime se vendimi i qeverisë Kurti për uljen e pagave të ekzekutivit, nuk do të zgjasë shumë. Ajo pretendon se Gjykata Kushtetuese do të marrë shpejt një vendim për Ligjin e ri të Pagave, dhe qeverisë do i rritet rroga përsëri, konform atij ligji. E atëherë, ish-këshilltarja thotë se xhinset do i marrin një përqindje më të vogël nga paga kryeministrit.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz