back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeOpozita është e bashkuar kundër demarkacionit, por e ndarë për protestë

Opozita është e bashkuar kundër demarkacionit, por e ndarë për protestë

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Subjektet opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, do të marrin pjesë në seancën e paralajmëruar të Kuvendit të Kosovës, më 1 shtator, në të cilën, ratifikimi i Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, do të hidhet në votim.

Përfaqësuesit e të tri subjekteve opozitare, thonë se do të votojnë kundër kësaj marrëveshjeje.

Ahmet Isufi, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thekson që ky subjekt opozitar e kundërshton ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, por që nuk janë pjesë e organizimit të protestës.

“Normalisht, është e drejtë qytetare e kujtdo që të dalë në kundërshtim të kësaj marrëveshje”, thekson Isufi. Ndërkaq, Zafir Berisha, deputet i Nishmës për Kosovën, shton: “Ne i mbështesim protestat paqësore dhe lëvizjet qytetare. Natyrisht që qytetarët mund të marrin pjesë, por ftesa jonë për një protestë, pa qenë pjesë e organizimit, është pak si në dilemë”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz