BallinaLajmeOpozita beson se të mërkurën do ta rrëzojë Qeverinë me vota

Opozita beson se të mërkurën do ta rrëzojë Qeverinë me vota

Të ngjajshme

Përfitimet nga çaji kamomil

Kamomili është një barishte që përdoret qysh nga periudha...

Spanja ia ‘terron’ Serbisë, e mposht pastër në “Ceramica”

Mikel Oyarzabali shënoi dy gola të shkëlqyer në pjesën...

Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja

Gjykata Speciale ka caktuar një panel të Gjykatës Kushtetuese...

Gjermania fiton miqësoren spektakolare ndaj Zvicrës

Gjermania ka fituar miqësoren spektakolare ndaj Zvicrës. Në stadiumin ”St....

Përfaqësuesit e tri partive të opozitës, Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe Nismës për Kosovën, janë shprehur të bindur se Qeveria do të rrëzohet të mërkurën e javës së ardhshme.

Ata të premten kanë dorëzuar në Kuvend mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës, për të cilin Kryesia e Kuvendit, po të premten, ka vendosur ta vërë në diskutim të mërkurën e javës së ardhshme, më 10 maj, në një seancë të jashtëzakonshme, shkruan sot Koha Ditore.

Me mocionin nuk është pajtuar shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, i cili ka thënë se asnjë pikë e tij nuk qëndron.

Ndërkohë që kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, nuk është deklaruar nëse partia e tij, që është pjesë e koalicionit qeverisës, do ta mbështesë ose jo mocionin e opozitës.

Sipas Rregullores së punës së Kuvendit, mocioni i mosbesimit, i nënshkruar nga së paku një e treta, përkatësisht nga 40 deputetë, pranohet kur për të voton shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit ose 61 deputetë.

Mocioni, që është iniciuar nga Nisma për Kosovën, është nënshkruar nga 42 deputetë. Përveç deputetëve të partive opozitare – Nisma për Kosovën, AAK dhe Vetëvendosje – firmat në të i kanë hedhur edhe deputetët e pavarur Ilir Deda dhe Gëzim Kelmendi, si dhe deputetët e PDK-së, Nait Hasani, Shukri Buja e Rafet Rama.

Mocioni është nënshkruar edhe nga deputeti i Lëvizjes për Bashkim, Raif Qela, nga deputetët e Grupit 6 plus, Kujtim Paqaku e Danush Ademi, si dhe nga deputetja e Partisë së Re Demokratike (NDS) Emilija Rexhepi, të gjitha këto pjesë e grupit parlamentar të PDK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz