BallinaLajmeOperacioni i madh në këtë qytet të Kosovës: Për fajde sekuestrohen 12...

Operacioni i madh në këtë qytet të Kosovës: Për fajde sekuestrohen 12 armë, mbi 500 fishek, para dhe telefona

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e zhvilluar në regjionin e Pejës, lidhur me veprat penale, si fajde, detyrim dhe armëmbajtje pa leje.

Nga ky aksion i madh i policisë, janë kontrolluar 21 lokacione, e ku janë arrestuar 16 persona, të gjithë meshkuj.

Nga ky operacion janë sekuestruar 12 armë zjarri, 544 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, 45.700 euro para kesh, 15 telefona celular, 10 automjete dhe dokumente të ndryshme.
“Lidhur me veprat penale, pas hetimeve disa mujore nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar me datën 22.02.2022 janë kontrolluar 21 lokacione të ndryshme në regjionin e Pejës dhe janë arrestuar 16 persona të dyshuar të gjithë meshkuj kosovarë. Nga ky operacion në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 12 armë zjarri, 544 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, 45.700 euro para kesh, 15 telefona celular, 10 automjete dhe dokumente të ndryshme. Gjithashtu me urdhëresë të prokurorisë është bërë ngrirja e përkohshme e 102 parcelave të tokës përfshi tokë bujqësore, objekte afarizmi dhe banimi. Me vendim të prokurorit të gjithë personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa, prokurorja Sahide Gashi në një konferencë për media, gjatë ditës së martë në Pejë, tha se të dyshuarit janë arrestuar për veprën penale “Fajde” dhe “Detyrim”. E ku prokurori ka arritur të arrestojë 17 persona dhe janë ngrirë pasuri që tejkalojnë 5 milionë euro.

Sipas prokurores, 16 prej tyre iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

“Sot më 22.2.2022 kemi caktuar masën e ndalimit policor prej 48 orësh dhe brenda afatit ligjor do të paraqes kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj 16 persona, pasi njëri është në paraburgim. Prokuroria ka zbatuar edhe hetimet në pasuri ndaj të pandehurve, që ka bazë për të besuar se janë burim i veprës penale”, tha prokurorja Gashi./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz