back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeOperacion i madh i në Elbasan, goditet rrjeti i shpërndarjes së drogës...

Operacion i madh i në Elbasan, goditet rrjeti i shpërndarjes së drogës – 30 të arrestuar dhe katër në kërkim

Të ngjajshme

Selmanaj: Është vlerë e madhe e LDK-së që Hoti të jetë në krye të partisë

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë...

Elijona rikthehet në BBVK pas trajtimit mjekësor

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj,...

Luis Enrique për Cristiano Ronaldon: Nuk ka datë skadimi

Trajneri i njohur spanjoll, Luis Enrique, ka habitur ndjekësit...

Osmani: Rënia e Zahirit, Hakifit dhe Edmondit frymëzoi një popull të tërë për liri

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë homazhe në 29-vjetorin e...

Shpallen rezultatet përfundimtare, ky është rezultati i partive

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka...

Forcat RENEA zhvilluan mëngjesin e kësaj të hëne një megaoperacion në 7-të bashkitë e qarkut të Elbasanit.

Policia ka dhënë detaje mbi operacionin “First Day”, ku u ekzekutuan 25 masa sigurie “Arrest në burg” ndaj personave të përfshirë në veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shkruan vizionplus.tv.

Gjithashtu, gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë edhe 5 persona të tjerë dhe u procedua penalisht një shtetas. Gjatë operacionit kanë rënë në pranga disa shtetas me banim në Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Gramsh, Peqin, Belsh dhe Cerrik.

Në kontrollin e ushtruar në banesa u sekuestruan sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike, si kokainë dhe kanabis, armë zjarri (pistoletë, kallashnikov), armë gjahu, municion luftarak, peshore elektronike, thika, përforcues grushti, steka duhani të dyshuara kontrabandë, pajisje elektronike (laptop, tablet, DVR), targa automjetesh shqiptare dhe belge, si dhe shuma të mëdha parash në valuta të ndryshme (euro, paund, dollarë, franga zvicerane). Gjithashtu u sekuestruan 24 celularë.

Ndërkohë vijon punën për kapjen e 14 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin e çdo personi tjetër të përfshirë në këtë rrjet kriminal.

Të Fundit

Sport

ShowBiz