Matera, qyteti antik italian ku u xhirua filmi, i “James Bond”, “No Time to Die”, u bë skenë e një momenti dramatik shpëtimi.
Një helikopter zjarrfikës u angazhua për shpëtimin e një alpinisti që mbeti i plagosur teksa po ngjitej në një zonë pranë lumit Gravina në periferi të Materës, një qytet që sjell në mend kohërat parahistorike.
Operacioni i shpëtimit u zhvillua nën sfondin e shpellave prej guri gëlqeror në shpatin e kodrës, në një stil që dukej se sfidonte gravitetin.
Operacioni spektakolar përfundoi me sukses dhe alpinisti u transferua në spitalin “ Madona delle Grazie” ne Matera, me një frakturë në këmbë.