back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaLajmeOparacion kundër krimit kibernetik i koordinuar nga EUROPOL, në Vushtrri, Obiliq e...

Oparacion kundër krimit kibernetik i koordinuar nga EUROPOL, në Vushtrri, Obiliq e Ferizaj: Ndalohen tre persona

Të ngjajshme

Tomë Gashi pasi LVV-ja kandidoi Konjufcën për President- ‘Keq boll, no coment’

Lëvizja Vetëvendosje ka kandiduar Glauk Konnjufcën për kandidat për...

Hulumtuesi i KDI: Zgjedhjet e reja thellojnë krizën, kostoja rreth 9 milionë euro

Zgjedhjet e reja parlamentare do ta rëndojnë buxhetin e...

Seanca për Presidentin, Haxhiu thërret konferencë për media në orën 18:30

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të mbajë konferencë...

Hykmete Bajrami: Albin Kurti e dëshmoi që është armiku më i madh i këtij vendi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka...

Çitaku akuzon Kurtin: Po e shtyn vendin drejt krizës për pushtet total

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar...

Një operacion kundër krimit kibernetik, i koordinuar nga EUROPOL, në të cilin kanë marrë pjesë disa shtete të botës, përfshirë Republikën e Kosovës, në vendin tonë ka rezultuar me arrestimin e tre personave, njofton policia.

Operacioni në Kosovë, është zhvilluar të martën më 03 mars 2026, nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Kosovës, nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në tri lokacione: Vushtrri, Obiliq dhe Ferizaj.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale janë ndaluar për 48 orë personat: A.R., A.K. dhe R.H., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Hyrja e paautorizuar në sistem kompjuterik” dhe “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve””, thuhet në njoftim.

Sipas hetimeve, të dyshuarit, “gjatë periudhës 2023–2025 duke shfrytëzuar njohuritë e tyre teknologjike dhe duke vepruar nën nofka dhe emra të rremë, kanë siguruar në mënyra të kundërligjshme të dhëna personale, financiare dhe kredenciale. Këto të dhëna më pas janë publikuar në platformën online “LEAKBASE.IO”, me qëllim shitjen dhe përfitimin material, si dhe duke u mundësuar personave të paautorizuar përdorimin e tyre për qëllime kriminale”, vijon njoftimi./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz