back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeOlluri: Për 53 milionët fajtorë edhe Lekaj, edhe Zharku

Olluri: Për 53 milionët fajtorë edhe Lekaj, edhe Zharku

Të ngjajshme

Ndërmarrja “Trepça” funksionalizon kanalin për sinjalizuesit me qëllim të luftimit të korrupsionit

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ka funksionalizuar kanalin zyrtar...

Kryeprokurori dhe dy drejtues të lartë nisin vizitën zyrtare në Washington

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z....

Ferronikeli pas dy dekadash privatizim: 80 punëtorë, zero prodhim

Nga rreth 700 punëtorë aktivë, kompania për prodhimin dhe...

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vite burgim për krime lufte kundër njerëzimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me...

Benita shijon në maksimum këngën e saj “Bugatti”

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Benita,...

Drejtori i Insajderi, Parim Olluri, ka thënë se fajtore për dënimin prej 53 milionë eurosh ndaj buxhetit të vendit janë edhe qeverisja aktuale, edhe ajo paraprake, meqë nuk kanë arritur ta evitojnë problemin.

Në Info Magazine të Klan Kosovës ai ka deklaruar se në fakt problemi gjenezën e ka në kohën kur ministër i Infrastrukturës ka qenë Fehmi Mujota, por se pastaj as Lutfi Zharku e as Pal Lekaj nuk kanë bërë çfarë duhet që shteti të mos e paguante këtë shumë të madhe parash.

“Këtë e shoh si kurorëzim të tërë historisë tetëvjeçare të keqpërdorimit dhe keqmenaxhimit të kontratave që qeveria ka nënshkruar me Bechtel&Enka. Ishte tendencë e minsitrit Pal Lekaj për ta fajësuar ministrin paraprak Lutfi Zharku për keqpërdorim”.

“Është shkelje ligjore sepse Bechtel&Enka ka fituar tenderin duke rrëzuar kompanitë tjera që kanë kërkuar më shumë. Në vitin 2014 kur është nënshkruar kjo kontratë ministër i Infrastrukturës ka qenë Fehmi Mujota”.

“Ka pasur menjëherë reagim të LDK-së, pas koalicionit me PDK-në. Madje vet ministri Zharku ka thënë që ka mospërputhje dinamike. Pastaj gjatë qeverisjes të LDK-së për tre vjet nuk ka arritur të evitohet problemi. Aq sa është fajtore qeverisja aktuale, aq është edhe ish-qeverisja”.

“Ka pasur një hetim nga EULEX para gjashtë ose shtatë vjetësh, por ai nuk ka ecur tutje. Nuk ka pasur asnjëherë auditim të përgjithshëm nga Zyra e Auditorit. Dihet çfarë duhet të bëjë tani prokuroria. Por a mund ta bëjë atë gjë? Pritjet e mia janë se ajo nuk do të bëjë asgjë në këtë drejtim”.

“Në disa raste punëtorët e kësaj kompanie kanë vdekur në vendin e punës dhe ajo është dënuar me vetëm 7 mijë euro. Megjithëse nuk i ka plotësuar kushtet për punë të punëtorëve”.

“Ne kemi parë që nënkontraktor i Bechtel&Enka ka qenë një kompani e familjes të presidentit Hashim Thaçi. Ne nuk e kemi parë kurrë kontratën siç duhet. Nuk e kemi ditur kush janë nënkontraktorët. Kemi parë që janë përdorur edhe kamionët e Zvonko Veselinoviq”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz