BallinaLajmeOktoberfest në Mynih rihapet pas kërcënimit me bombë

Oktoberfest në Mynih rihapet pas kërcënimit me bombë

Të ngjajshme

Matoshi: Kushtetuesja vendosi “baraspeshë të re” – ndodhi siç e parashikova më 6 mars

Analisti Halil Matoshi, ka raeguar pas Aktgjykimit të Gjykatës...

Patatja ‘aliene’ në hapësirë

Një astronaut i NASA ka ndarë një foto të...

Nesër dalin para Gjykatës katër tifozët e arrestuar dje në Serbi

Policia serbe arrestoi të marten katër tifozë shtetas të...

Lushaku: Për LDK-në, Konjufca e Mulhaxha nuk janë emra të pranueshëm për President

Deputetja Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se LDK nuk ka...

Panairi tradicional i birrës në Mynih, Oktoberfest, u mbyll për disa orë të mërkurën pas një kërcënimi me bombë dhe një shpërthimi në pjesën veriore të qytetit. Autoritetet njoftojnë se aktiviteti është rihapur sërish rreth orës 17:30, pasi zonat përreth u kontrolluan nga policia me qen nuhatës dhe u shpallën të sigurta, transmeton albinfo.ch.

Më herët, një shpërthim dhe zjarr në një banesë në lagjen Lerchenau shkaktuan një operacion të madh policor. Sipas hetimeve, dy persona – mes tyre edhe i dyshuari kryesor, 57 vjeç – humbën jetën, ndërsa dy gra, familjare të tij, mbetën të plagosura. Policia tha se shpërthimi kishte lidhje me një konflikt familjar dhe jo me motive politike.

Kryebashkiaku i Mynihut, Dieter Reiter, deklaroi se vendimi për mbylljen e përkohshme ishte i domosdoshëm për sigurinë e vizitorëve. Pas verifikimeve, festa më e madhe popullore në botë vazhdon normalisht.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz