Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut tha se sulmet izraelite ndaj ndërtesave të banimit dhe civilëve në Liban mund të përbëjnë krime lufte.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë kryer sulme të përditshme ndaj asaj që i konsiderojnë si fortesa të grupit militant Hezbollah të mbështetur nga Irani në të gjithë vendin që nga 2 marsi.
Këto sulme kanë ndodhur që kur Hezbollahu sulmoi Izraelin për t’u hakmarrë për vrasjen e ish-udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei.
“Sulmet ajrore izraelite kanë shkatërruar ndërtesa të tëra banimi në mjedise të dendura urbane me shumë anëtarë të së njëjtës familje, përfshirë gra dhe fëmijë, shpesh të vrarë së bashku”, u tha gazetarëve në Gjenevë zëdhënësi i zyrës Thameen al Kheetan.
Zyra shtoi se e drejta ndërkombëtare është “shumë e qartë” se “sulmi i qëllimshëm ndaj civilëve” përbën krim lufte.
Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut bëri thirrje javën e kaluar për një hetim mbi sulmet vdekjeprurëse ndaj personave të zhvendosur që strehoheshin në tenda përgjatë bregdetit të kryeqytetit të Libanit, Bejrut, dhe ndaj një qendre kujdesi shëndetësor në qytetin Bint Jbeil.