back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaBotëOKB: Në Siri dhe Irak ka 30 mijë luftëtarë të huaj

OKB: Në Siri dhe Irak ka 30 mijë luftëtarë të huaj

Të ngjajshme

IKSHPK: Rreziku nga virusi Nipah për Kosovën është i ulë

Instituti Kombëtar i Shëndeti Publik ka bërë të ditur...

Klodi dështon, Elijona nuk e lë ta puth

Një ceremoni martesore po ndodh në “BBVK”. Pasi Elijona dhe...

Dalin pamjet, Klodi gati si dhëndërr

Klodi po duket shumë me emocione mbrëmjen e sotme. Ai...

Drejtori i Komitetit Kundër Terrorizmit në OKB, Jean-Paul Laborde tha të martën se Irak dhe Siri ka më shumë se 30 000 luftëtarë terroristë të huaj veprojnë në këto vende.

Më shumë se 30 000 luftëtarë terroristë të huaj veprojnë në Irak dhe Siri, deklaroi të martën drejtori i Komitetit Kundër Terrorizmit në OKB, Jean-Paul Laborde, i cili paralajmëroi edhe kundër rrezikut të sulmeve terroriste në vendet e origjinës së këtyre luftëtarëve.

“Numërohen më shumë se 30 000 luftëtarë terroristë të huaj, të cilët veprojnë në Irak dhe Siri… Ata mund të vijnë drejt nesh, por edhe në vendet e tyre të origjinës si Tunizi dhe Marok”, saktësoi Laborde në një konferencë shtypi në Gjenevë.

“Sulmet e tyre terroriste në vendet e origjinës po bëhen gjithmonë e më shumë të mundshme për të kundërbalancuar presionin mbi ta”, shtoi ai.

Komiteti Kundër Terrorizmit, që përfaqësohet nga vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, është krijuar në Nju-Jork pas sulmeve të 11 shtatorit 2011 në ShBA. /trt/

Të Fundit

Sport

ShowBiz