BallinaLajmeOKB kërkon ndihmë për fqinjtë e Venezuelës

OKB kërkon ndihmë për fqinjtë e Venezuelës

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Kombet e Bashkuara kanë thënë të martën se janë duke kërkuar 738 milionë dollarë më 2019 për t’iu ndihmuar shteteve fqinje që të përballen me krizën e miliona refugjatëve dhe migrantëve të Venezuelës që nuk “planifikojnë të kthehen në periudhë afatshkurtër”.

Tre milionë banorë të Venezuelës i kanë ikur krizës politike dhe asaj ekonomike të këtij vendi, shumica prej tyre nga viti 2015, është thënë në raportin e ri të Kombet e Bashkuara për Refugjatë.
“Kjo është krizë për të cilën ne për herë të parë kemi plan të veprimit, i cili synon t’iu ndihmojë shteteve fqinje të Venezuelës që të përballen me pasojat që mund të shkaktojë në numër kaq i personave që janë larguar nga Venezuela”, ka thënë koordinatori i OKB-së për emergjenca dhe ndihmë humanitare, Mark Lowcock.
Në Karakas, ministria për Informim e Venezuelës nuk i është përgjigjur kërkesës për koment.
Shumica e banorëve të Venezuelës që janë larguar janë vendosur në shtetet e Amerikës Latine dhe në Karaibe, duke theksuar, Brazilin, Kolumbinë, Ekuadorin dhe Perunë.
Sipas Lowcock, Kolumbia, që ka pranuar gati 1 milion persona nga Venezuela është duke “u përballur me më shumti vështirësi”.
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka përmendur sanksionet financiare të Shteteve të Bashkuara për problemet ekonomike të Venezuelës, pa harruar edhe atë që e ka cilësuar si “luftë ekonomike” të armiqve politikë.
Ndërkohë Kremlini ka thënë të martën se presidenti rus, Vladimir Putin dhe Maduro do të diskutojnë ndihmën financiare për Karakasin, kur të dy liderët të takohen të mërkurën në Moskë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz