back to top
Sunday, August 10, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditOKB-ja thërret takim urgjent pas vendimit të Izraelit për pushtimin e plotë...

OKB-ja thërret takim urgjent pas vendimit të Izraelit për pushtimin e plotë të Gazës

Të ngjajshme

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim urgjent të dielën, më 10 gusht 2025, në orën 10:00 sipas kohës së Nju Jorkut, për zhvillimet në Gaza.

Mbledhja u kërkua nga disa Shtete Anëtare Evropiane – Franca, Mbretëria e Bashkuar, Danimarka, Greqia dhe Sllovenia – me mbështetjen e Koresë së Jugut, Rusisë, Kinës, Guajanës, Pakistanit, Somalisë, Sierra Leones dhe Algjerisë.

Fillimisht, Vëzhguesi i Përhershëm i Palestinës në OKB, Riyad Mansour, kishte kërkuar që takimi të mbahej të shtunën, më 9 gusht, por data u shty për të respektuar “Shabbat Shalom” izraelit.

Në një deklaratë, Mansour akuzoi Izraelin për përshkallëzim që, sipas tij, bie ndesh me “vullnetin e bashkësisë ndërkombëtare, të drejtën ndërkombëtare dhe logjikën e shëndoshë” dhe madje është “kundër dëshirave të shumicës së popullit në Izrael”.

Ndërkohë, ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon, kujtoi se “më 7 tetor, organizata terroriste Hamas rrëmbeu qytetarë britanikë, së bashku me qindra izraelitë” dhe shtoi: “Shteti i Izraelit nuk do të ndalet së luftuari për lirimin e të gjithë pengjeve; garantimi i sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve tanë është detyra jonë.”

- Advertisement -

Të Fundit