BallinaRegjionaleDrenasOfrohet ndihmë për Ferronikelin

Ofrohet ndihmë për Ferronikelin

Të ngjajshme

Trump: Shumë vende do të dërgojnë anije luftarake për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Boga ia dhuron Juventusit një fitore të madhe në udhëtim tek Udinese  

Jeremie Boga shënoi për ndeshjen e tretë radhazi në...

Gaza goditet nga stuhia e rëres, banorëve iu kërkohet të strehohen

Banorëve të Gazës u është kërkuar të gjejnë strehim...

Vritet në Greqi një tifoz 20 vjeçar

Një ndeshje e ligës greke të basketbollit midis PAOK...

Qeveria e Kosovës i ka ofruar ndihmë kompleksit metalurgjik “Ferronikeli” në Drenas.

Ministria e Financave, përmes një komunikate të dërguar për media,ka bërë të ditur se janë pajtuar që, përveç tjerash, pagesat e tatimit në të ardhura për kompleksin metalurgjik “Ferronikel” të përmbushen me këste, deri në stabilizimin e situatës në tregjet botërore të metaleve.

“Ministria e Financave mund të ofrojë përkrahje për këtë kompani, sipas të cilës janë ulja e garancionit bankar, në harmoni me kërkesën e kompanisë ‘Ferronikeli’, në momentin e përmbushjes së obligimeve ndaj Doganave të Kosovës. Përkrahje në marrjen e licencës nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për importin direkt të vajrave të rënda, hap i cili i liron nga detyrimet në pagesat e akcizës për këtë lëndë e të tjera”, thuhet në komunikatën për media, njofton rel.

Kompleksit metalurgjik “Ferronikeli” në muajin prill kishte shpallur ndërprerje të planifikuar të prodhimit, për shkak, siç kanë thënë zyrtarë të kësaj kompanie, problemeve teknike dhe rënies së vazhdueshme të çmimit të nikelit në tregun e metaleve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz