BallinaSportOferta nga Bundesliga dhe La Liga për Xhakën

Oferta nga Bundesliga dhe La Liga për Xhakën

Të ngjajshme

Gruda: Presim që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, zgjedhjet brenda 45 ditëve

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Përparim Gruda, ka...

Rogerti plas bombën për Brikenën

Banori i “BBVA”, Rogerti” ka bërë një deklaratë bombë...

Parashikimi i motit për të enjten

Të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të...

Vlerësimi i ekspertit: Ujdia e Ohrit, dështimi i madh i BE-së

Më 18 mars të vitit 2023 atëbotë kryediplomati i...

Taulant Xhaka, mesfushori i Kombëtares, ka zgjuar interesimin e skuadrave nga Bundesliga dhe La Liga

Skuadrat elitare të Gjermanisë, Borussia Dortmund e Schalke dhe ajo spanjolle Valencia kanë shprehur interesim për mesfushorin kosovar të Baselit, Taulant Xhaka.

Kështu kanë bërë të ditur për Kohën Ditore burime të afërta me futbollistin. Por, gjasat që Xhaka të transferohet në ndonjë skuadër gjatë muajit janar janë të vogla.

“Borussia Dortmund, Schalke dhe Valencia i kanë shprehur Baselit interesimin për Taulant Xhakën. Por, Baseli për ta liruar Taulantin ka kërkuar 15 milionë euro. Interesim ka shprehur edhe Borussia Moenchengladbach që e sheh si zëvendësues të vëllait të vogël Granit Xhaka”, ka deklaruar një i afërt i futbollistit.

“Por, asgjë nuk ka konkrete. Presim oferta më konkrete edhe pse gjasat që të lëvizë gjatë janarit janë shumë të vogla. Taulanti po tregon vlera të mëdha në Basel. Po tregon paraqitje të mira”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz